Ulqini me rregulla të reja: 500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet
dp

Lexo edhe“Lufta” në terren elektoral: Pas Enver Hoxhajt, edhe Albin Kurti publikon video nga i njëjti vend në Arllat

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re që vendos kufizime për lëvizjen me rroba plazhi jashtë zonave bregdetare.
Sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Ulqinit, qytetarët dhe turistët nuk do të lejohen të qarkullojnë me bikini apo pjesërisht të zhveshur në rrugë, sheshe, parqe, shëtitore dhe hapësira të tjera publike të qytetit.
Rregullorja nuk përfshin zonat e plazhit dhe hapësirat pranë bregdetit të dedikuara për pushuesit.

Lexo edhe“Lufta” në terren elektoral: Pas Enver Hoxhajt, edhe Albin Kurti publikon video nga i njëjti vend në Arllat
Për shkelësit janë parashikuar gjoba të konsiderueshme, që sipas autoriteteve variojnë nga 350 deri në 500 euro për personat fizikë.
Zyrtarët lokalë thonë se masa synon të ruajë rendin, etikën dhe imazhin e qytetit turistik gjatë sezonit veror.