back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeU vra me 6 plumba në mes të Gjermanisë, zbardhet pse u...

U vra me 6 plumba në mes të Gjermanisë, zbardhet pse u ekzekutua adoleshenti shqiptar

Të ngjajshme

Humb jetën tragjikisht një kosovar gjatë skijimit në Çikago

Një shtetas shqiptar nga Kosova, me inicialet G.D., ka...

Drejtori i Arsimit në Prishtinë reagon pas rastit të dhunës në shkollën “Pavarësia”

Pas incidentit të djeshëm në ShFMU “Pavarësia”, ku një...

Prishtina e Ferizaj përballë mungesës së barnave esenciale

Mungesa e barnave në kujdesin parësor shëndetësor në Prishtinë...

Një ditë pas vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar Keidi Pasha në Wolfsburg të Gjermanisë, është zbuluar shkaku i vrasjes së tij.

‘’TV Klan” zbuloi nga autoritetet shqiptare se viktima nga Mati është i biri i efektivit të Policisë Rrugore Arben Pasha. Përsa i përket rrethanave të krimit, bëhet e ditur se Keidi Pasha dhe kushëriri i tij (emri i të cilit nuk përmendet) janë konfliktuar me disa persona në një lokal në pronësi të dy bashkëkombasve të tjerë.

Pasi kanë dalë në trotuar në distriktin e Vorsfeldes, ata janë goditur me armë nga një makinë në lëvizje, ku 6 plumbat i morën jetën adoleshentit. Trupi i Keidi Pashës nuk është sjellë ende në Shqipëri për t’u varrosur. Ndërsa kushëriri i tij ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, autorët u larguan në drejtim të paditur.

Të Fundit

Sport

ShowBiz