U plagos tre muaj më parë, “Plaku i Bregut” po rikupërohet jashtë Kosovës

Harbin Vitija, i njohur me njofkën “Plaku i Bregut”, është duke u rikupëruar jashtë vendit, pas një plagosjeje që pësoi në maj të këtij viti.
25-vjeçari ishte plagosur më 14 maj, rreth 100 metra pranë vendit ku dy vjet më parë, ai kishte shtënë me armë në drejtim të disa personave, raporton IndeksOnline.
Përfshirja e tij në disa vepra penale, si “Vrasje në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” “Armëmbajtje pa leje” e “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kanë bërë që ai të krijojë një numër “armiqsh” në kryeqytet.

Lexo edheTetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
Vitija ishte përfshirë në disa incidente fizike dhe një prej tyre është edhe arsyeja përse ai u plagos.
Për plagët e thella që mori në kokë, IndeksOnline raporton se ai u obligua të shkojë jashtë vendit, për trajtim mjekësor.












