back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëU larguan nga familja mbretërore, Meghan Markle nënshkruan kontratë me “Disney”

U larguan nga familja mbretërore, Meghan Markle nënshkruan kontratë me “Disney”

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Tre ditë më parë, Princ Harry dhe Meghan Markle njoftuan se do të hiqnin dorë nga statusi i tyre në familjen mbretërore, për t’u bërë financiarisht të pavarur.

“Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht viteve të fundit, ndihemi të përgatitur për të bërë këtë ndryshim. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët.”-u shpreh çifti.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga askush, mirëpo duket se gjërat nuk kanë kthim pas.

Ditën e sotme është zbuluar se Meghan Markle ka nënshkruar kontratë me “Disney”.

Mirëpo, sipas “The Times”, ajo nuk do të ketë asnjë përfitim nga kjo.

Meghan do të dublojë një ose disa projekte të tyret, por të gjitha fitimet do të shkojnë për “Elephants Without Borders”, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

Pavarësisht largimit nga familja mbretërore, çifti u shpreh se do të jetë gjithmonë në mbështetje të plotë të Mbretëreshës Elizabeth, e cila sipas burimeve është tepër e zhgënjyer nga nipi i saj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz