U fut për të ndalur sherrin, por u vra me thikë: Publikohet fotoja e 20-vjeçarit portugez të vrarë në Ksamil

Është publikuar tashmë fotoja e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë në Ksamil nga shtetasi shqiptar, Sokrat Vata.
I riu ndodhej me një grup shokësh për pushime në Ksamil, ku pas sherri në resort është goditur disa herë me thikë duke gjetur vdekjen, raporton Top Channel.
Grupi hetimor mori në pyetje shokët e viktimës, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi mënyrën se si nisi konflikti dhe momentet që i paraprinë goditjes fatale.
Sipas tyre, sherri dyshohet të ketë nisur brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata më pas është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë disa persona.

Lexo edheOrganizata Qatar Charity hap mundësinë për aplikim për fëmijët jetim
Në përpjekje për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në këtë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është futur mes personave të përfshirë në konflikt, me qëllim që t’i ndante.
Por dëshmitarët kanë deklaruar se ndërhyrja e tij përfundoi në mënyrë tragjike. Varela Mendes u godit me thikë dhe, pavarësisht ndërhyrjes, plagët rezultuan fatale.
“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Në konflikt u përfshinë disa persona. Luis Varela u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e viktimës.













