BallinaSport“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Të ngjajshme

Mohammad Baqer Qalibaf – njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka...

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20...

Do ta marrë malli për futbollin.

Ardian Ismajli është sërish fatkeq dhe mbrojtësi i kombëtares do të duhet të bëjë një tjetër ndalesë pak a shumë të gjatë.

Klubi i tij, Torino, njofton për rezultatin e vizitave mjekësore pas dëmtimit që ai pësoi në ndeshjen ndaj Comos në Serie-n A dhe lajmet nuk janë edhe aq të mira.

Ismajli do të qendrojë një muaj jashtë fushave të lojës, duke humbur disa ndeshje për ekipin “granata”.

Natyrisht, do t’i duhet edhe një periudhë e caktuar që të marrë formën.

Lëndimi ndodhi gjatë humbjes së rëndë 6-0 pësuar në fushën e Comos, kur në minutën e 20-të, ai u ul në fushë dhe kërkoi zëvendësim.

Mediat italiane shkruajnë se futbollisti ka dëmtim muskulor në këmbë.

Theksohet që vetëm këtë sezon, Ismajli ka pasur katër dëmtime, fillimisht në gusht, pastaj në shtator, në nëntor dhe tani në janar.

Në total, ai ka humbur 10 ndeshje këtë edicion, me 65 ditë mungesë në fushën e lojës apo të stërvitjes.

Shpresohet që këtë herë shkëputja të mos jetë e gjatë, dhe mbrojtësi kuqezi të jetë gati për ndeshjen ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit, më 26 mars./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz