BallinaLajmeTurqia dënon 24 persona me burgim për grushtshtetin e dështuar të vitit...

Turqia dënon 24 persona me burgim për grushtshtetin e dështuar të vitit 2016

Të ngjajshme

Arrestohet një grua në Podujevë, keqtrajtoi fëmijët

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu në vend

Moti në vend të premten pritet të jetë kryesisht...

Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva

Protesta e greva kanë paralajmëruar punonjës të ndërmarrjeve publike...

Një gjykatë turke të enjten dha dënime me burgim për 24 vetë duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë në një nga gjyqet më të mëdha gjatë dështimit tw grushtshtetit të vitit 2016 për të rrëzuar Presidentin Rexhep Taip Erdogan, raporton France24, transmeton Gazeta Express.

Gjyqtari i dënoi ata, për vdekjen e 139 personave, për “shkeljen e kushtetutës” dhe “përpjekjen për të vrarë presidentin”, raportoi agjensia e lajmeve Anadolu.

Këto dënime kanë kushte më të ashpra burgu.

Më shumë dënime pritet të jepen të enjten kundër të tjerëve midis 224 të dyshuarve në gjykim.

Midis tyre është predikuesi mysliman Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për urdhërimin e grusht shtetit, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur në korrik 2016.

Gulen mohon fuqimisht pretendimet. Turqia nuk ka arritur të sigurojë ekstradimin e tij./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz