Trump thotë se nuk do të tërhiqet nga gara, pas komenteve të turpshme ndaj grave
dpPërditësuar më
Lexo edheRusia vendosi raketat bërthamore “Iskander” në enklavën mes Polonisë dhe Lituanisë
Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga gara pas publikimit të incizimit telefonik në mediat amerikane.
Trump ka qenë nën presion pas publikimit të një video-incizimi, në të cilën është dëgjuar duke dhënë komente të turpshme seksuale ndaj grave e cila u publikua të premten.
Ai i tha Wall Street Journal se “shanset për tu tërhequr janë zero”, duke shtuar se ka një përkrahje të pabesueshme.

Lexo edheRusia vendosi raketat bërthamore “Iskander” në enklavën mes Polonisë dhe Lituanisë
Republikanët i dënuan komentet e tij në video-incizim, transmeton KosovaPress. Hillary Clinton në anën tjetër komentet e Trump i quajti “të tmerrshme”.