Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të ProCredit Superligës, duke fituar ndaj GO+ Peja me rezultat 67:82 (18:24, 21:22, 23:18, 5:18).
Në super derbin e zhvilluar në Pejë, u zhvillua një super ndeshje, me mitrovicasit që ishin më të mirë në dhjetë minutat e fundit për të fituar me 15 pikë dallim.
Cesare Edwards kishte 17 pikë e nëntë kërcime te vendasit, derisa Seketoure Henry debutoi me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime.
GO+ Peja ka gjashtë fitore e dy humbje, ndërsa Trepça pesë fitore e dy humbje./Indeksonline/