back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëTregu i drogës: Arrestohen 45 persona, shqiptarë, italianë dhe amerikano-latin

Tregu i drogës: Arrestohen 45 persona, shqiptarë, italianë dhe amerikano-latin

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Hetimet kishin nisur që 3 vite më parë, në nëntor të vitit 2013 dhe kanë përfunduar po në nëntor, por të vitit 2016. Bëhet fjalë për një superoperacion të policisë italiane në Padova që ka çuar në pranga 45 persona, shqiptarë, italianë dhe amerikano-latinë.

Arrestimet janë duke u bërë gjatë operacionit të koduar “Rubens”, që ka identifikuar grupin e trafikantëve të drogës së zonës së Milanos dhe të veriut të Italisë.

Bëhet fjalë për shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, të kanabisit nga Shqipëria për në Itali, Padova dhe kokainës që vinte nga Peruja drejt të njëjtit vend në Itali.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, operacioni është në zhvillim dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe po zhvillohet në Padova dhe në zonat përreth. Vrasja e një peruani një javë më parë kishte bërë që prokuroria dhe policia të përshpejtonin operacionin e arrestimeve. /sot-news/

Të Fundit

Sport

ShowBiz