back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeTre të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Ferizaj-Lipjan

Tre të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Ferizaj-Lipjan

Të ngjajshme

Studimi: Mishi i ndihmon disa të moshuar të arrijnë deri në moshën 100 vjeç

Sipas një studimi të fundit, personat që nuk hanë...

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën Ferizaj-Lipjan. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se Policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin.

“Në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz