Tre milionë euro për ndërtimin dhe restaurimin e kompleksit të Shtabit të UÇK-së në Gllogjan

Në vendlindjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Gllogjan, ka dy javë që ka filluar të ndërtohet kompleksi memorial i ish-Shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit.
Ky projekt do të kushtojë 3 milionë euro dhe ndahet në tri faza, raporton KTV.
Projekti ka të bëjë me konservimin dhe ndërtimin e kompleksit historik, si dhe restaurimin e konservimin e objekteve brenda këtij kompleksi që gjatë luftës 1998-1999 janë dëmtuar.
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka zgjedhur një kompani nga Shqipëria për ndërtimin dhe restaurimin e kompleksit.
Gjithashtu, ky institucion ka zgjedhur edhe një kompani kosovare për mbikëqyrjen e punimeve që do të zgjasin më shumë se 3 vjet, por OSHP-ja këtë vendim, e ka kthyer në rivlerësim.
Megjithatë, që nga muaji tetor i vitit të kaluar që kur është formuar komiteti ndër-ministror prej 15 anëtarësh, të cilët kanë bërë përcaktimin e kritereve për konservimin e kullave të familjes Jashari, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

Lexo edheJa deri kur kemi temperatura të larta në vendin tonë
ende asgjë nuk është bërë.
Edhe për këtë projekt, janë ndarë 3 milionë euro, megjithatë, ende nuk kanë filluar punët.














