Transformimi i jashtëzakonshëm i Ambulancave Specialistike në QKUK në 1 minutë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë bëri përurimin e objektit të ri të ambulancave specialistike në QKUK.
Një objekt modern prej 2500 metrash katrorë, i pajisur me aparaturën më moderne, tashmë është i gatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dinjitoze për deri në 1000 pacientë në ditë, trefishin e kapacitetit të kaluar.
Përurimi i këtij objekti mbylli përfundimisht shërbimet nëpër bodrumet e QKUK-së që janë dhënë më parë, përcjell lajmi.net.
Videon e ka postuar ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.
“36 ambulanca të reja specialistike në objektin më modern në QKUK për t’i dhënë fund shërbimeve shumëvjeçare mjekësore nëpër bodrume.

Lexo edheJep dorëheqje kryeinspektorja e Ministrisë së Shëndetësisë
Në më pak se dy minuta mund të vëreni dallimin para dhe pas investimit. E dimë se kemi ende punë për të bërë, por me ndryshimet si këto, gjenda në shëndetësi po përmirësohet çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ministri Ismaili.
Për të parë se si kanë qenë shërbimet në Ambulancat Specialistike dhe si janë tani, shikojeni këtë video 1 minutë e gjysmë dhe bëjeni vet dallimin.
Transformimi i jashtëzakonshëm i Ambulancave Specialistike në QKUK në 1 minutë on Vidnews.














