BallinaDrenica +Drenica SportTrajneri i Feronikelit: Përballë patëm një kundërshtar shumë të fuqishëm

Trajneri i Feronikelit: Përballë patëm një kundërshtar shumë të fuqishëm

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Trajneri i Feronikelit, Zekrija Ramadani, e ka pranuar se Slovan Bratislava ishte një kundërshtar i papërballueshëm për skuadrën e tij pas eliminimi nga faza kualifikuese për Ligën e Evropës të martën.

Ëndrra e Feronikelit për ta vazhduar rrugën për kualifikim në sezonin 2019/20 të garës dytësore evropiane, Ligën e Evropës, u shua përfundimisht të martën pas humbjes 2:0 në shtëpi nga Slovan Bratislava në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues në Prishtinë.

Slovan Bratislava kalon në rrethin e tretë kualifikues me meritë, pasi e mposhti kampionin e Kosovës me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve, shkruan Gazeta Express.

“Ky eliminim ndoshta nuk është edhe aq i vështirë sa i TNS. Ne kishim një skuadër tejet të fuqishme përballë”, tha Ramadani pas ndeshjes.

Ai tregoi se e kishte udhëzuar skuadrën të luante me kundërsulme në kërkim të golit të kualifikimit, sepse fitorja 1:0 do ta dërgonte kampionin e Kosovës në rundin e tretë kualifikues.

“U munduam me kundërsulme të shënonim një gol dhe të kërkonim kualifikim. I uroj lojtarët e mi për angazhimin dhe duhet që sa më shpejt të kthehemi në realitet dhe të vazhdojmë tutje”, shtoi ai.

Kampioni i Kosovës ishte në ndjekje të historisë sepse sikur ta kalonte klubin sllovak, do të bëhej klubi i parë kosovar që arrin aq larg aq rundi i tretë kualifikues në Ligën e Evropës. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz