Tragjike: Vritet 14-vjeçari në Prizren, u ther me thikë në një incident
dp

Lexo edheArrestohet një person, konfiskohen 42 fishekë e një AK-47

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:45.
“Më datën 27 gusht 2026, rreth orës 23:45, Policia ka pranuar informatën për një incident në Prizren, ku një i mitur ishte therur me thikë”, ka deklaruar Bytyqi.
Sipas tij, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, i cili i kishte dhënë ndihmën e parë viktimës.
14-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lexo edheArrestohet një person, konfiskohen 42 fishekë e një AK-47
“Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Bytyqi.
Dyshohet se i mituri ka marrë plagë nga therja me thikë në pjesën e qafës.