Trumpi jep urdhër që Liqenit të Ontarios t’i bëhet emri Liqeni i Amerikës
dp

Lexo edheHuman Rights Watch pas vdekjes së Mlladiqit: Kujtesë për nevojën e vazhdueshme për drejtësi, të vërtetë dhe reparacione në Ballkanin Perëndimor

Sipas Trumpit, ky ndryshim do të hyjë në fuqi menjëherë. Vitin e kaluar, ai gjithashtu dha urdhër që Gjirit të Meksikës t’i bëhej emri Gjiri i Amerikës.
“Ne do ta ndryshojmë emrin e Liqenit Ontario me efekt të menjëhershëm në Liqeni Amerika” – tha Trumpi para gazetarëve në Zyrën Ovale, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Ndryshimi i liqenit, Liqeni i Amerikës, ishte diçka për të cilën unë kam qenë duke menduar për një kohë të gjatë, në të vërtetë” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Bisedimet tregtare mes ShBA-së dhe Kanadasë dështuan javën e kaluar. Të dyja palët e fajësuan njëra-tjetrën për prishjen e tyre.

Lexo edheHuman Rights Watch pas vdekjes së Mlladiqit: Kujtesë për nevojën e vazhdueshme për drejtësi, të vërtetë dhe reparacione në Ballkanin Perëndimor
Njëri nga pesë liqenet e mëdha të Amerikës së Veriut, Liqeni Ontario kufizohet me provincën kanadeze të Ontarios dhe shtetin amerikan, Nju-Jork. Shumica e sipërfaqes së liqenit i takon Kanadasë.
Zyra e kryeministrit kanadez, Mark Carney, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.