Gjykatësi urdhëron hetim për vdekjen e kriminelit Ratko Mladiq, autoritetet holandeze nisin verifikimet
dp

Lexo edheTrumpi jep urdhër që Liqenit të Ontarios t’i bëhet emri Liqeni i Amerikës

Gjykata në Hagë njoftoi këtë të enjte se, me urdhër të gjyqtarit më të lartë të saj, autoritetet holandeze kanë nisur një hetim për rrethanat e vdekjes së kriminelit serb të luftës në Bosnjë, Ratko Mladiq, i cili humbi jetën në moshën 84-vjeçare në burg.
Në maj, gjykata kishte rrëzuar kërkesën e avokatëve të tij për lirimin nga burgu, ndërsa ai po përballej me probleme të rënda shëndetësore.
Në atë kohë, gjykatësi e kishte cilësuar gjendjen e Mladiçit si “të tmerrshme”, por kishte vlerësuar se ai po merrte “trajtim gjithëpërfshirës dhe të dhembshur” në burg.

Lexo edheTrumpi jep urdhër që Liqenit të Ontarios t’i bëhet emri Liqeni i Amerikës
Avokatët e tij deklaruan më herët se Mladiq kishte qëndruar për një kohë të gjatë i shtrirë në shtrat ose në karrocë me rrota. Sipas tyre, ai kishte pësuar gjithashtu një goditje në tru, e cila dyshohej se e kishte lënë pothuajse të paaftë për të folur.
Mladiq, ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës, ishte dënuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.