Humans Rights Watch ka dalë me një reagim pas vdekjes së kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq.
Më konkretisht, drejtoresha për drejtësinë ndërkombëtare në Human Rights Watch, Liz Evenson, ka reagoi pas vdekjes së tij duke thënë se kjo shërben si kujtesë për nevojën e vazhdueshme për drejtësi.
“Vdekja e Ratko Mlladiqit është një kujtesë për nevojën e vazhdueshme për drejtësi, të vërtetë dhe reparacione në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Evenson.
“Përgjegjësia e plotë për krime kaq të tmerrshme, në Bosnje dhe gjetkë, kërkon që qeveritë të angazhohen për drejtësinë, edhe dekada pas ngjarjeve”.