Shpallet sot aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend
dp

Lexo edheTragjike: Vritet 14-vjeçari në Prizren, u ther me thikë në një incident

Gjatë ditës sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të bëhet shpallja e akgjykimit për ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend.
Në fjalën përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rigjykimin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në kuvend, prokurori Dardan Çela kërkoi që i akuzuari të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor, ndërkaq mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri tha se presin që gjykata të nxjerrë aktgjykim lirues.
Prokurori Dardan Çela tha se mbetet pranë fjalës përfundimtare të dhënë në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.
Në fazën e mbrojtjes, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u mbrojt në heshtje në rigjykimin ku po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në kuvend.

Lexo edheTragjike: Vritet 14-vjeçari në Prizren, u ther me thikë në një incident
“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca.
Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 13:00./Indeksonline/