BallinaLajmeTragjike: 27 vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në Gjilan, mjekët shpëtojnë foshnjën

Tragjike: 27 vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në Gjilan, mjekët shpëtojnë foshnjën

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Në orët e para të mbrëmjes së sotme një 27-vjecare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj. Por foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës është stabile.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore.

 

 

Por situata u komplikua në orët e para të pasdites së diel, 27-vjecarja kishte pasur marramendje dhe  me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit. Por rrugës, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua.

Për këtë rast, detaje për Gazetën Express, ka dhënë drejtori i spitalin Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por foshnjën doktorët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.

“Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klinikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka deklaruar Hajrullahu.

Ai ka thënë se ende nuk mund të dihet shkaktari i vdekjes së 27-vjecares. Familja e së ndjerës nuk kanë pranuar që t’i bëhet obduksioni.

“Familjarët nuk pranuan që t’ia bëjnë obduksionin dhe nuk po mund të dihet shkaktari i vdekjes së saj. Ajo tek ne ka ardhur pa shenja jete. Fëmija është në gjendje stabile”, ka thënë tutje drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz