BallinaBotëTragjedia në Itali ‘i fut ethet’ gjithë Evropës

Tragjedia në Itali ‘i fut ethet’ gjithë Evropës

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Pas asaj që ndodhi në Xhenova të Italisë, është ngritur alarmi dhe frika për gjendjen e infrastrukturës në të gjithë Evropën me ekspertët që paralajmërojnë se disa ura të rëndësishme në kontinent janë në gjendje kritike.

Në Francë, ministrja e transportit ka paralajmëruar se rrjeti i rrugëve është në gjendje kritik pas një studimi të kryer së fundmi nga qeveria franceze sipas të cilit, një e treta e urave të vendit kanë nevojë për riparime dhe se 841 të tilla përbëjnë rrezik potencial.

Në Itali, rreth 300 ura janë në rrezik shembjeje, përfshirë edhe një urë afër agrixhentos në Siçili, projektuar nga i njëjti arkitekt që qëndron edhe pas urës së Xhenovas. Autoritetet siciliane kanë mbyllur strukturën për shkak të dëmtimit të kolonave.

Në gjermani, një raport i hartuar nga instituti federal për kërkime autostradale doli në përfundimin se 12.4 për qind e urave të vendit ishin në gjendje jo të mirë dhe vetëm 12.5 për qind konsideroheshin në gjendje të mirë. Shumë nga urat janë ndërtuar në vitet 60-70 dhe një trafik si ky i sotmi nuk ishte imagjinuar.

Në Gjermaninë lindore situata është më e mirë për shkak të punimeve të kryera në vitet 90 dhe 2000, pas ribashkimit. Në anën tjetër, në Holandë, ka shqetësime për gjendjen e urave që mirëmbahen nga autoritetet lokale, por ato nën kontroll qeveritar konsiderohet se janë në gjendje të mirë.

Frika i ka hyrë edhe qeverisë bullgare që ka vendosur të rinovojë më shumë se 200 ura e do ta bëjë këtë me kredi apo përmes buxhetit, me punimet që do të nisin njëkohësisht, pavarësisht se bullgaria është shteti më i varfër i BE.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz