BallinaLajmeTomë Gashi kundër Ramush Haradinajt: Një njeri që ia dha 8 mijë...

Tomë Gashi kundër Ramush Haradinajt: Një njeri që ia dha 8 mijë e 250 hektarë tokë Malit të Zi nuk mund të jetë president

Të ngjajshme

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

I ftuar në emsionin “Pa maskë”, avokati Tomë Gashi ka komentuar edhe kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të Kosovës. Sipas tij, Haradinaj ka bërë “një milion e një gabime” dhe kjo e bën të padenjë për postin e presidentit. Gabimi më i rëndë i Haradinajt, sipas Gashit, është demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi, njofton 24-ore.info

Gashi ka thënë se në situatën kur ndodhemi në rrethana të ftesave që vijnë nga Gjykata Speciale, aq më tepër kur ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit shkaku i ftesës nga Specialja, të pretendosh në këto rrethana të bëhesh president i Kosovës, pa u pastruar situata me Gjykatën Speciale, ështe veprim i pamenduar mirë.

“Definitivisht nuk dua ta shoh Ramush Haradinajn president për shkak se ka bërë shumë gabime, i ka bërë 1 milion e 1 gabime deri më tani. Por, ajo që nuk i falet absolutisht kurrë është nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi kur ne kemi humbur mbi 8 mijë e 250 hektarë tokë të cilat kurrë nuk do të na kthehen. Unë besoj se është një prej njerëzve më të papërshtatshëm që të jetë president i Kosovës”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, tashmë Mali i Zi ka nisur të rrënojë stanet e shqiptarëve në Mal të Zi dhe Kosova është tkurrë me nënshkrimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj./24-ore.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz