back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeE dhimbshme: Vajza nga Gjilani tregon tmerrin e përjetuar pas vdekjes së...

E dhimbshme: Vajza nga Gjilani tregon tmerrin e përjetuar pas vdekjes së babait nga koronavirusi

Të ngjajshme

​Raporti i IKD: Asnjë program politik nuk ofron qasje të plotë për qeverisje të mirë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Qeverisja...

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...
- Advertisement -

Përmes një postimi në facebook, B.L tregon gjithë përjetimin e saj dhe familjës së saj deri sa ishte bërë varrimi i babait të saj Xh.L. shkruan RadioStar.

- Advertisement -

B.L ka thënë se le të kuptojnë të gjithë se çka është me jetu në Kosovë dhe me vdek në Kosovë.

Postimi i plotë:

Per gjithe perjetimet qe i kalova , deri sa te percolla te varri Babe , mbas veti e kisha nje laps dhe nje leter.

Le ta kuptojn te gjithe , cka eshte me jetu e me vdek ne Kosove.

Po e filloj me tregu tmerrin e dites kur me vdiq Baba.

12 gusht ora 16:30 e Merkur.

Sipas protokollit shtetror, nuk guxum me livrit Trupin e babes prej vendit ku ka ndrru jete

Nuk guxum me ja la trupin as me vesh me rroba te reja . Sna lane me ja hek as rrobat qe i boni uje te lagta nga vujtjet qe i shkaktojke smundja.

Mbet baba i shtrire ne dhome i mbulum veq me nje qershaf te holle , duke e prit me ardhe me marre nje e ekip speciale.

Ekipa u vanua bukur shume 2 ore e teper.

As nuk u pershendetem me babe ,as sna lane me ja bo adetet fetare qysh e ka meritu.

U nis baba me dy persona te panjohur per ne morgun e qytetit.

Ne naten e tij ma te veshtire nuk qendroj askush me te.

Tmerri vazhdon diten e Neserme 13 gusht –

Familjaret na dhane lajmin qe varrimi i babes bohet ne ora 17:00 pa prezencen e askujt , as te familjareve.

Ne insistuam dhe nuk pranuam qe Baba me u varros ne ate menyre.

Mbas 100 thirrjeve e intervenimeve me te njofshem.

Na lejuan qe familja dhe rrethi ngusht te marre pjes ne varrim.

Gjithsesi u treguam tolerant e vendosem qe ti respektojm vendimet e ‘ protokollit shtetror ‘

U be ora 16;00

Ne familjaret u beme gati me percjell baben per ne banesen e fundit.

Ne ora 17:00 ishin te gjithe tek varrezat duke e prit me lot ne sy ti japim

Lamtumire e fundit ..!!!

Dielli i asaj dite pervelojke , e ne në ate vape mbetem duke prit me ardhe ajo ekipa ‘ speciale ‘ me pru Trupin e Babes !!!

Vajti ora 17:30 dhe askush nuk bohet i gjalle.

Fillum me telefonu ne numrat qe i kishim me pyt qka po ndodhe pse u vanun aq shume.

Si duket telefonatat nuk kryenin pune , eshte dasht vllau dhe migjen me shku ne Morgun e qytetit dhe me pa cka po ndodhe.

Kur shkuan aty Morgu mbylle . !!!!!!!!!

Fillojn me thirre prap me i sjell numrat e me kuptu cka po ndodhe.

Dhe mbas 1 ore vje personi pergjegjes thot qe nuk ka trup ne Morg !!!!!

SubhanAllah , qesi Shteti kemi ne qe edhe te vdekurit ne Morg ju humbin.

Ata pa te voglen meshire , luan me ndjenjat e tona . Luanin me shpirtin e babes tem qe ate nate mbete i strukur ne nje ngrirje te thelle edhe atë i vetmuar pa asnje njeri afer.

Gjithsesi mbetem ne familja ne varreza duke na djeg i nxeti e bashk me te nxetin dhimbja malli e merzia.

Kurse vllau e xhaxhi duke luftu me forca te veta per me e gjet trupin e babes.

Pritem deri sa ekipa qe e murr Baben me gjet vendin ku e kan lane.

Ne ora 18:45 u gjet baba po ne te njejtin vend ku personi pergjegjs ishte i sigurt qe nuk ka trup mrenda.

E prunen Baben ne arkivolin e ftoft , nuk e pame a e kan pastru , a ja kan largu ato rroba , a e kan zbukuru per me dal para Allahut ashtu si ishte pedant , i bukur dhe zotni.

E varrosem baben e bashk me te edhe nje cope te zemres tem e mbuloj dheu.

Ma ban Hallall Babush.

Se ke meritu aspak me shku n’kete mnyre.

Po kjo Kosove te ka borgj shume cka.

E mua kur t’me vij dita me ardhe te ti , e kur te dal para Allahut , do ti kerkoj llogari te gjithe atyre luajten me trupin tond , e qe neve dhimbjen e plagen , na kan ba edhe ma te thelle.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4228360723901859&id=100001839181388

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz