Thuhet se Londrimit i ka rënë të fikët, mori trajtimin mjekësor jashtë dhe tani ndodhet sërish në BBVK
dp

Lexo edheSurprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Sipas informacioneve që qarkulluan në rrjete sociale, transmetimi ishte ndërprerë për pak, ndërsa Londrimi u largua për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Shumë ndjekës shprehën shqetësimin e tyre, duke përdorur ‘hashtag’dhe komente si: “Londrimit i paska rënë të fikët”.

“Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, tha një tjetër.
Edhe faqja zyrtare e Londrimit në Instagram, që menaxhohet nga familja, shpërndau mesazhet për këtë.

Lexo edheSurprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

I njëjti duket se u rikthye sërish në BBVK pasi dolën pamjet e tij në rrjete sociale.
Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta mes fansave, ndonëse vetëm pak ditë më parë në një situatë të tillë u gjend Alba Pollozhani.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar nga produksioni.