Themelohet Këshilli Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ja kush janë anëtarët e kryesuesi
dp

Lexo edheDosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë, breshëritë e plumbave që u shkrepën mes dy grupeve e deri te pasojat

Në adresimin e tij, Kurti tha se pa 5, 6 dhe 7 marsin nuk do të bëhej 17 shkurti dhe pa flijimin e familjes Jashari nuk do bëhej festa shtetërore e Republikës.
“Themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK, shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderim i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen para marsi, por në kalendarin e historisë sonë para shkurtit ishte marsi. Pa 5,6 dhe 7 marsin nuk bëhej 17 shkurti, pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej 17 shkurti. Pa flijimin e familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikë. Pa luftën e UCK për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë për liri”, tha aiKurti theksoi se Epopeja e UÇK-së është momenti i sakrificës, guximit dhe besimit në liri.“Epopeja e UÇK përfaqëson momentin kur sakrifica, besimi dhe guximi në liri u bën një me fatin e popullit tonë. Qëndresa heroike e familjes Jashari dhe luftëtarëve të UÇK u shndërrua në frymëzim për një popull të tërë që kërkonte shtet dhe etnitet”, deklaroi Kurti.

Lexo edheDosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë, breshëritë e plumbave që u shkrepën mes dy grupeve e deri te pasojat