Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për simbolikën shtetërore, unitetin politik dhe raportet e Kosovës me Perëndimin, duke kritikuar qasjet që, sipas tij, nxisin përçarje dhe largim nga aleatët strategjikë.
Thaçi në intervistën ekskluzive në “Adresa ” me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka theksuar se qytetarët nuk duhet të ushqejnë frikë apo skepticizëm, duke shtuar se askush nuk do ta cenojë fizikisht vendin dhe se Kosova ka potencial për zhvillim dhe jetesë të qëndrueshme.
“Nuk jam skeptik – larg qoftë të ndjell frymë skepticizmi apo frikë: askush nuk do të na cenojë fizikisht, do të kemi ushqim dhe pije me bollëk… do të këndojmë e thurim vargje nëpër Kosovë”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, Thaçi ka thënë se rreziku më i madh për vendin mund të jetë distancimi nga mbështetja perëndimore.
Sipas tij, Kosova duhet të ruajë dhe forcojë orientimin e saj strategjik drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO.
- Advertisement -