BallinaLajmeOsmani: Qeveria u dërgonte nota verbale shteteve të huaja që mos të...

Osmani: Qeveria u dërgonte nota verbale shteteve të huaja që mos të ftohesha nëpër ceremoni të rëndësishme, kur kam shkuar në Këshillin e Sigurimit pengesat i kam pasur qesharake

Të ngjajshme

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të Superligës...

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se është vrarë një person

Në lagjen “Bregu i Diellit”, në rrugën “Xheladin Hana”...

Osmani për njohjet e Kosovës: Meritë e Presidencës, nga Qeveria kemi pasur pengesa

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte në emisionin “Rubikon”...

Rama për Osmanin: Është mëkat që nuk vazhdoi edhe një mandat si presidente

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të...

Incidenti në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi...

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është penguar nga Qeveria Kurti në përfaqësimin e vendit nëpër organizime të ndryshme, duke folur edhe për sigurimin e njohjeve të reja.

Ajo ka thënë se është dërguar notë verbale se Osmani nuk e përfaqëson Kosovën.

“Njohjet janë meritë e presidencës, punë që kemi bërë me miq anekënd botës, natyrisht kemi pasur bashkëpuëntorë edhe nga shoqëria civile dhe njerëz vullnetmirë që kanë dashur të ndihmojnë.

Absolutisht jo(nga qeveria). Kemi pasur pengesa, kjo është për keqardhje. Ka pasur raste kur ambasadorë të shteteve të huaja vinin dhe më thonin po dojmë me orgnaizu vizita, këtë, por po na thonë kjo nuk është presidente legjitime, pse po e ftoni. Ftohesha nëpër ceremoni të rëndësishme, dhe pastaj më thonin organizatorët që na ka ardhë notë verbale që ti nuk e përfaëson Kosovës.

Shpresoj që ka ndodhur pa konsultim me Kurtin, duhet të shpresojmë që gjëra të tilla, aq të tmerrshme…Unë kur kam shkuar në Këshillin e Sigurimit, pengesat i kemi pasur, është qesharake me çfarë pengesa është dashur të merremi ne”, ka thënë Osmani në Rubikon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz