BallinaSportMerret vendimi përfundimtar, caktohet kur luhet derbi mes Romës dhe Lazios

Merret vendimi përfundimtar, caktohet kur luhet derbi mes Romës dhe Lazios

Të ngjajshme

Mos i ngrini ushqimet në plastikë

Shumë njerëz i ruajnë ushqimet e mbetura në frigorifer...

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të Superligës...

Pas kaosit të ditëve të fundit për kalendarin e kësaj fundjave në kampionatin italian, arrihet më në fund marëveshja; ndeshjet për zonën Champions për Serie A do të luhen rregullisht ditën e dielë në të njëjtën orë; 12:00 të drekës.

Lega Serie A dhe Prefektura që fillimisht e spostuan derbin e Romës për të hënën në orën 20:45 për shkak te masave të sigurisë duke qenë se të dielën është edhe finalja e Turneut Masters të Romës në tenis, gjetën më në fund një akord edhe mbi sugjerimin e Tar, duke evituar kështu probleme të mëtejshme

E gjithë kjo në përfundim të një dite frenetike dhe pas ditësh të tjera akoma më të komplikuara. Roma-Lazio, Como-Parma, Genoa-Milan, Juventus-Fiorentina dhe Pisa-Napoli do të luhen në datën e programuar dhe 5 orë përpara finales së Turneut Masters të Romës ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Italisë, Mattarella, me shpresën që gjithçka të shkojë pa probleme në Olimpico e të mos ketë përleshje mes tifozëve të Romës dhe Lazios.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz