BallinaLajmeHashim Thaçi rrëfen me emocione takimin me Adem Demaçin një ditë para...

Hashim Thaçi rrëfen me emocione takimin me Adem Demaçin një ditë para pavarësisë: “E gënjyen”

Të ngjajshme

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të Superligës...

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se është vrarë një person

Në lagjen “Bregu i Diellit”, në rrugën “Xheladin Hana”...

Osmani për njohjet e Kosovës: Meritë e Presidencës, nga Qeveria kemi pasur pengesa

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte në emisionin “Rubikon”...

Rama për Osmanin: Është mëkat që nuk vazhdoi edhe një mandat si presidente

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetje të...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive në “Adresa” me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka folur me emocione për raportin dhe kujtimet me veprimtarin e njohur shqiptar, Adem Demaçi, duke përmendur edhe zhgënjimin që ai kishte përjetuar në vitin 2011.

Thaçi ka treguar se i kishte ardhur keq për mënyrën se si, sipas tij, ishte trajtuar Demaçi nga njerëz që deklaroheshin si “studentë” të tij politikë.

“Më erdhi keq, kur në fillim të vitit 2011, Demaçi si njëri nga kandidatët më potencialë për t’u zgjedhur president, pasi siguroi mbështetje të mjaftueshme, në fund u refuzua nga ata që përbetoheshin se ishin ‘studentët’ e tij politikë”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, Demaçi ishte zhgënjyer jo pse nuk ishte zgjedhur president, por për shkak të mënyrës se si ishte keqpërdorur emri i tij.

“U zhgënjye, jo pse nuk u zgjodh, por nga keqpërdorimi i emrit të tij dhe mashtrimi që ia kishin bërë”, është shprehur ai.
Thaçi ka rrëfyer gjithashtu edhe një takim emocional me Demaçin, një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një prej momenteve më domethënëse të jetës së tij politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz