BallinaLajmeThaçi ngushëllon homologun turk, Recep Taip Erdogan

Thaçi ngushëllon homologun turk, Recep Taip Erdogan

Të ngjajshme

Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mbështetës i Kosovës në 1999

Jürgen Habermas ka ndërruar jetë, ndërsa ish-ministri i Jashtëm...

Raportuesi estonez uron Kurtin për kompromiset: Besoj se është e dobishme për BE’në dhe Kosovën

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka...

KPK-ja me mbledhje të jashtëzakonshme, në rend të ditës dy pika interesante

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën...

Barcelona, një nga klubet që po interesohet për yllin 60-milionësh të Bundesligës

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas sulmeve të mbrëmshme në aeroportin “Ataturk” në Stamboll i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi thuhet se sulmet terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll janë të papranueshme dhe thellësisht të dënueshme.

“Asgjë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës dhe marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm”, shkruan presidenti Thaçi, duke u shprehur thellësisht i tronditur nga dhimbja e shkaktuar, nga shkatërrimi dhe nga terrori i përhapur.

“I shprehi ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, Presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan, Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe tërë popullit mik të Turqisë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz