back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeThaçi: Kosova e Shqipëria, bashkëpunim edhe më të madh për integrim sa...

Thaçi: Kosova e Shqipëria, bashkëpunim edhe më të madh për integrim sa më të shpejtë në Evropë

Të ngjajshme

Hashim Thaçi ka vizituar sot Shqipërinë për herë të parë si President i Kosovës.

Në takimet me krerët e shtetit dhe liderët politikë në Shqipëri, Thaçi ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Republikën e Shqipërisë e kam vizituar shumë herë, por sot e vizitova zyrtarisht si President i Republikës së Kosovës. Në takimet me krerët e shtetit dhe liderët politikë ne diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve tona, me përkrahje të pakursyer për njëri-tjetrin, për integrim sa më të shpejtë në familjen europiane”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Ndonëse si shtete nuk kemi çështje të hapura mes vete, ne u pajtuam se të hapura dhe të pashfrytëzuara në masën e duhur i kemi edhe shumë mundësi të bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka theksuar Thaçi.

“Marrëdhëniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmërinë e tyre: janë vëllazërore, historike dhe, gjithashtu, bazohen në perspektivën e sigurt euroatlantike, e cila është mbi çdo politikë tjetër!”, thuhet në shkrimin e presidentit kosovar në rrjetin social.

- Advertisement -

Të Fundit