Thaçi apo Kurti udhëheqës i dialogut? – Molliqaj befason me përgjigjen
BILLI
Lexo edheKompanitë gjermane ofrojnë mbi një mijë vende të lira pune
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke folur për dialogun me Serbinë në “Debat Plus”, thënë se mes Presidentit Thaçi e Albin Kurtit, procesin e dialogut do t’ia besonte më shumë këtij të fundit.
“Prirja e parë që ka me thanë është Albin Kurti. Dmth, nuk ke se si e mendon ndryshe”, ka theksuar Molliqaj.
Ndër të tjera, Molliqaj ka kërkuar të dijë rreth platformës që udhëheqësit kosovarë, do t’ua shtronin gjatë dialogut.
Lexo edheKompanitë gjermane ofrojnë mbi një mijë vende të lira pune
“Më shumë se sa çështje e besimit, kisha deshtë edhe prej Kurtit e cilit do tjetër me ditë, cila është platforma që duhet me e negociuar me Serbinë. Serbia i ka dorëzuar tri oferta si platforma për dialogun që ka me vazhdua, Kosova asnjë platformë nuk e ka dorëzuar në institucionet relevante”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.
Molliqaj, gjatë debatit ka folur edhe për rëndësinë e miratimit të rezolutës për hapjen e kufirit dhe heqjen e roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.