Tetë të vrarë në një shkollë në Brazil, pesë fëmijë
03

Lexo edheNesër në Turqi hapet spitali më i madh në Evropë

Të paktën tetë persona janë vrarë në një shkollë fillore të Brazilit, pasi që dy të rinj janë parë duke hyrë në ndërtesë dhe duke gjuajtur me armë, mëngjesin e të së mërkures, ka bërë të ditur policia në Sao Paulo.
Në mesin e të vrarëve ishin pesë fëmijë, një i rritur që kishte punuar në shkollë dhe dy sulmuesit adoleshentë, ka bërë të ditur policia, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Një numër i pacaktuar nxënësish po ashtu kanë mbetur të plagosur në shkollën fillore, “Raul Brasil” dhe janë dërguar nëpër spitale. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.
Lexo edheNesër në Turqi hapet spitali më i madh në Evropë
Sulmet e armatosura në shkolla janë gjë e rrallë në Brazil, ndonëse ky shtet është në mesin e më të dhunshmve në botë, përkah numri i vrasjeve brenda vitit.