Tërnava: Shefqet Krasniqi kurrë nuk ka qenë imam i Xhamisë së Madhe, kjo është e vërteta (Video)
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë ka folur për herë të parë për hoxhën Shefqet Krasniqi, i cili javë më parë u shpall i pafajshëm në akuzat për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.
Tërnava mohon që Krasniqi është suspenduar dhe i quan këto lajme të pavërteta. Sipas tij ai nuk ka qenë imam i Xhamisë së Madhe, por se ka qenë i angazhuar.
“Së pari ju gazetarët kur të informoni opinionin e keni detyrë të informoni drejtë. Me këtë rast nuk e keni informuar drejtë opinionin, e keni lajthit me vetëdije apo pa vetëdije. Shefqet Krasniqi e ka një vendim në Bashkësinë Islame. Ai është profesor në Fakultetin e Studimeve Islame. Ju e dini që dy vendime nuk mundet me i pas njeri, a mundet, jo. Mundet me pas edhe 50 për qind të asaj sa i përket punë shtesë edhe atë e ka plus atë e ka, ai ligjëron edhe në shkallën e tretë në Fakultetin e Studimeve Islame do të thotë asnjë moment ky nuk është suspenduar, kështu duhet ta informoni opinionin jo të thoni të pavërtetën. Ai nuk ka qenë imam i xhamisë së madhe, ai ka qenë i angazhuar në xhaminë e madhe mirëpo ne kemi pas shumë të papunë dhe kemi të papunë, dhe nuk është e udhës që dikush të punon në tri vende të punës, po them Shefqeti është koleg i joni, i rregullt në fakultet, është profesor i angazhuar në shkallën e tretë në fakultet ku për këtë edhe ka mësuar dhe është shkolluar dhe kjo vetvetiu flet boll. Sigurisht, Shefqeti e të tjerë të përfshihen në aktivitete që organizon Bashkësia Islame në raste si p.sh., tribuna, ligjërata e ato, mirëpo xhamia e madhe i ka dy imam sikur i kanë edhe xhamitë tjera dhe ne do të vazhdojmë punën. Nuk guxoni të thuani ju jo që e keni suspendua, jo nuk e kemi suspendua këtë po e dëgjoj në radio, televizione, këto janë të pavërteta dhe çuditem pse ju gazetarët nuk i merrni nga burimet me u informu. Pra, Shefqeti e merr rrogën si profesor i rregullt dhe një pagesë ekstra që jep ligjërata në shkallën e tretë apo magjistër. Ky është realiteti. Ku ka nevojë ne e angazhojmë edhe Shefqetin, edhe atë tjetrin sepse këta janë kolegët tonë mirëpo është detyrë e jona ku i angazhojmë nuk është detyrë e mediave. Ju mediat deri dje nuk ka mbet gjë në dynja pa i thënë Shefqetit, sot po ju dhemb shpirti për atë më shumë se sa mua. Lëreni këto sepse këto nuk pinë ujë”, shprehet Myftiu Tërnava.

Lexo edhePortali serb, “Alo”: Tensione mes Vuçiqit dhe Thaçit në Shkup
Ndiqeni të plotë intervistën me Myftiun Naim Tërnava për “Arbresh”.info.














