Myftiu i Bashkësisë Islame Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin e tij me rastin e Kurban Bajramit.
Në urimin e Tërnavës drejtuar qytetarëve, bëri thirrje për dashuri, unitet dhe solidaritet.
“Kjo festë bartë në vete edhe simbolikën e Kurbanit, një akt i lartë bindjeje dhe sakrifice dhe Zotin e madhërishëm. Kurbani, na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët, kur ndihmon nevojtarin kur afron zemrat dhe forcon solidaritetin mes njerëzve”, deklaroi Tërnava në mesazhin e tij.
“Zoti i madhërishëm thotë: “Me të vërtetë ne të kemi dhënë ty begati të shumta, andaj falu vetëm për Zotin tënd dhe prej Kurban””, shtoi ai.
“Të nderuar vëllezër e motra, sot më shumë se kurrë kemi nevojë t’i ruajmë traditat tona më të mira, të forcojmë familjen si themel të shoqërisë dhe të kultivojmë respektin, dashurinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, theksoi kreu i BIK-ut.
Ai theksoi se “Kurban Bajram është festë që bashkon gjenerata dhe që hap dyert e zemrës”.