back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeTërnava: Koordinimi ndërinstitucional parandalon ekstremizmin

Tërnava: Koordinimi ndërinstitucional parandalon ekstremizmin

Të ngjajshme

FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë,...

Andin Hoti shpalos detaje për gërmimet në varrezat e Hajvalisë

Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur...

Gaxherri: Marrëveshja e Tahirit me VV-në, e dëmshme për LDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas koalicionit që...

Sadik Sadiku rizgjedhet kryetar i SHKA ‘Sofra Pejane’

Në punimet e Kuvendit të rregullt zgjedhor SHKA ‘Sofra...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka bërë me dije se duhet një koordinim ndërinstitucional për t’i mbrojtur të rinjtë nga ekstremizmi i dhunshëm fetar.

Ai ka deklaruar se BIK-u në vazhdimësi është angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tërnava ka treguar se për ta parandaluar këtë dukuri duhet të forcohen institucionet arsimore të BIK-ut.

“Duhet koordinim ndërinstitucional për mbrojtjen e të rinjve tanë nga ekstremizmi. Duhet mbështetje dhe forcim i BIK-ut dhe institucioneve të saj arsimore siç janë medresetë dhe Fakulteti i Studimeve Islame, që të kemi sukses edhe më të madh në këtë mision, pra në parandalimin nga ekstremizmi dhe edukimi i drejtë i masës. Më mirë është ta parandalojmë ekstremizmin sesa të merremi me pasojat që sjell”, ka thënë Tërnava.

Myftiu i Kosovës ka vlerësuar se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që besimtarët të bien pre e interpretimeve fetare nga njerëzit pa adresë. “BIK-u, në kuadër të kompetencave dhe mundësive që ka pasur, në vazhdimësi është angazhuar dhe ka punuar që besimtarët tanë të mos bien pre e interpretimeve të mësimeve fetare nga njerëzit jokompetentë, nga misionarë që u përkasin rrymave të tjera, mirëpo dihet se në çfarë situate ka kaluar vendi ynë, sidomos pas luftës. Dhe një që duhet thënë, se nga ekstremizmi nuk është imune asnjë shoqëri, as e jona. Mirëpo, është detyrë e jona që të rinjtë tanë, besimtarët tanë të mos na i edukojnë rruga dhe njerëzit pa adresë”, ka thënë myftiu Tërnava.

Sipas tij, BIK-u është angazhuar me punë sistematike në ruajtjen dhe promovimin e mësimeve islame sipas medhhebit hanefi që ka një traditë të shekullore në Kosovë. “Sa i përket asaj që është fajësuar BIK-u, pa dashur të shfajësohem, them se nga disa ka pasuar fushatë të orkestruar për qëllime karrieriste, e disa e kanë bërë nga mosdija dhe mosnjohja nga afër e punës dhe angazhimit të BIK-ut. Por, me përgjegjësi them se BIK-u ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për përgatiten e strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur Tërnava.

Sa i përket ndërtimit të xhamisë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ai ka treguar se BIK-u i ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është në pritje të lejes nga Komuna e Prishtinës. “Ne veç kemi aplikuar për leje në Komunën e Prishtinës dhe presim që shpejt të marrim përgjigje dhe menjëherë ta nisim ndërtimin e xhamisë”, ka deklaruar kreu i BIK-ut, Naim Tërnava.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz