back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeTërmeti në Izmir, shkon në 91 numri i të vdekurve

Tërmeti në Izmir, shkon në 91 numri i të vdekurve

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Deri më tani, 106 persona janë nxjerrë nga rrënojat ndërsa e fundit ishte 3-vjeçarja, Elif Perinçek e cila u shpëtua 65 orë pas tërmetit.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 91, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar 1.286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të plagosurve është 994, prej të cilëve 839 kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme ndërkohë që 155 të tjerë ende vazhdojnë trajtimin.

Duke folur në një konferencë për media më herët gjatë ditës, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum tha se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58.

Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.

Deri më tani, 106 persona janë nxjerrë nga rrënojat ndërsa e fundit ishte 3-vjeçarja, Elif Perinçek e cila u shpëtua 65 orë pas tërmetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz