Tërmeti 5.1 shkallë shkund Francën
BILLI

Lexo edheBebet palestineze po vdesin në mungesë të prindërve në spitalin e Jerusalemit

Një tërmet ka goditur Francën Perëndimore, duke u ndjerë deri në Bordeaux në jug dhe Normandi në veri.
Deri tani nuk është raportuar për ndonjë dëm, thuhet sipas Michael Bernier, zëdhënës i shërbimit për siguri kombëtare. Ai tha se tërmeti dridhi shumë rajone, pasi “shumë njerëz e ndjenë atë”.

Shërbimi kombëtar sizmik thotë se epiqendra e tërmetit 5.1 shkallë të premten ishte afër qytetit të Bressuire. Tërmeti shkundi disa qytete të Francës, duke përfshirë Le Mans, Nantes, Rennes dhe Caen, transmeton Gazeta Express.

Lexo edheBebet palestineze po vdesin në mungesë të prindërve në spitalin e Jerusalemit
Një tërmet i shkallës së tillë konsiderohet mesatar por është shumë i rrallë në Francë, shtet ky shtëpi e shumë ndërtesave historike të cilat nuk mund t’i qëndrojnë aktivitetit sizmik.