BallinaJetëTerapi me avull kundër stresit dhe dhimbjes së kokës

Terapi me avull kundër stresit dhe dhimbjes së kokës

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Terapia me avull daton që nga kohët e lashta. Që nga ajo kohë, kjo lloj terapie rekomandohet për trajtimin e disa problemeve shëndetësore kryesisht të lidhura me frymëmarrje si dhe me dhimbjen e kokës.

Kjo lloj terapie mund të bëhet nëpërmjet dushit të nxehtë që e avullon tërë banjën, apo thjesht përmes një ene të mbushur me ujë të nxehtë.

Disa nga benefitet e terapisë me avull janë:

Lehtëson frymëmarrjen- nëse jeni prekur nga i ftohti, gripi apo bronkiti, atëherë kjo terapi do t’iu bënte shumë mirë. Avulli çliron rrugët e frymëmarrjes, duke e lubrifikuar traktin e frymëmarrjes.

Kundër dhimbjes së kokës- dhimbja e kokës që shkaktohet nga sinoziti mund të trajtohet lehtë përmes terapisë me avull. Zakonisht preferohet që në ujë të nxehtë të vendosen gjethe të dafinës.

Kundër stresit- terapia me avull arrin të qetësoj edhe trurin, duke çliruar endorfinën dhe duke e zbutur ndikimin e stresit. Avulli ka aftësi të përmirësoj qarkullimin e gjakut dhe të qetësoj muskujt.

Eliminon toksinat- një banjë me avull ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat, që grumbullohen nga ushqyerja e keqe, stresi apo ajri i ndotur.

Lëkura dhe flokët- mjaftojnë vetëm 15 minuta me banjë me avull, që qarkullimi i gjakut në sipërfaqen e lëkurës dhe skalpit të përmirësohet. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz