Të shtëna me armë në Mitrovicë të Jugut, një i plagosur dhe dy të arrestuar
dp

Lexo edheVitia s’tregon nëse do të jetë sërish ministër i Shëndetësisë: Tash shumë shpejt do ta marrim vesh

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka deklaruar për lajmi.net se rreth orës 19:26 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “UÇK”-së, në Mitrovicë të Jugut.
“Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën ‘UÇK’, në Mitrovicën e Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor,” ka thënë Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Lexo edheVitia s’tregon nëse do të jetë sërish ministër i Shëndetësisë: Tash shumë shpejt do ta marrim vesh
Sipas policisë, njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit./lajmi.net/