Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
dp

Lexo edhe“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve

Haliti ka thënë se një dakordim për një kandidat konkret për president do të mundësonte zhbllokimin e shpejtë të procesit institucional.
“Bisedimet me LDK-në po vazhdojnë dhe duket që janë në rrugë të mbarë që të kemi një përafrim sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës”, ka deklaruar Haliti për Frontonline.
Sipas tij, në momentin që arrihet marrëveshje për një emër të përbashkët, procesi për formimin e institucioneve pritet të përmbyllet brenda një kohe të shkurtër.

Lexo edhe“S’do të ndalemi”–paralajmërohen protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
“Në momentin që arrihet një dakordim për një emër të përveçëm, atëherë në kohë shumë të shpejtë do t’i kemi të gjitha institucionet e zgjedhura”, ka thënë deputeti i LVV-së.