Komuna e Gjakovës jep tenderin madhor për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve
dp

Lexo edheNë Shqipëri, ende pesë vatra aktive të zjarrit

Komuna e Gjakovës ka shpallur fituesin e kontratës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve urbane dhe rurale.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 200 mijë euro, raporton IndeksOnline.
Në garë është pranuar vetëm një tender.

Lexo edheNë Shqipëri, ende pesë vatra aktive të zjarrit
Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “BERISHA COM” SH.P.K. dhe “VIZION PLUS” SH.P.K., teksa bëhet fjalë për kontratë me peshim.
Objekti i kontratës përfshin mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në të gjithë territorin e komunës, ndërsa marrëveshja kornizë është paraparë të zgjasë 24 muaj.