Shpallet tenderi për ndërtimin e dy poligoneve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tender për ndërtimin e poligoneve të reja në kazermat e Forcë së Sigurisë së Kosovës, në Gjakovë dhe Dumosh.
Tenderi parasheh edhe renovimin e poligonit që gjendet në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
IndeksOnline raporton se vlera e parashikuar e tenderit është 580 mijë euro, teksa punimet parashikohet të përfundojnë brenda 200 ditësh.
Në tender bëhet e ditur se këtë investim synohet rritja e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave, në përputhje me misionin e FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo edheBuxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
Ministria e Mbrojtjes ka përcaktuar kushtet që duhen plotësuar nga ofertuesit, në mënyrë që të procedohet tutje me përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme për realizimin e kontratës.
Më poshtë dokumenti i plotë:












