Dita e 6-të- PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, deputetëve u bashkohen Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë
dp

Lexo edheTotaj: Do të protestojmë, qeverisja e VV-së po i shkatërron komunat

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.PDK-ja prej disa ditësh po zhvillon aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të institucioneve.Ndërkohë, edhe Aleanca ka kundërshtuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar kthimin e vendit në funksionalitet institucional.

Lexo edheTotaj: Do të protestojmë, qeverisja e VV-së po i shkatërron komunat