“Veç po më intereson me ditë a ka hy?” – Musliu pyet stafin e Qeverisë për Kurtin
dp

Lexo edheTotaj: Do të protestojmë, qeverisja e VV-së po i shkatërron komunat

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Aksionit të PDK-së i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.
Gjatë aktivitetit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, iu drejtua stafit të Qeverisë me një pyetje lidhur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Veç po më intereson me ditë a ka hy (Kurti)?”, pyeti Musliu.

Lexo edheTotaj: Do të protestojmë, qeverisja e VV-së po i shkatërron komunat
Nga stafi i Qeverisë iu përgjigjën se nuk e kanë parë nëse Kurti ka hyrë në objekt./IndeksOnline/