“Po shkojmë në Rovigo djema dhe jemi me vetëm 200 km/h, tregoju me sa po ecim”.
Këto janë fjalët që dëgjohen në një video të shpërndarë në Facebook nga njëri prej dy të rinjve të cilët humbën jetën më pas në aksin mes Modenës së Veriut dhe asaj Jugore, rreth orës 1 pas mesnate.
Dyshja filmonte veten ndërkohë që udhëtonin në autostradë, e me sa kuptohet ishin drejtuar për në një festë me muzikë techno.
“Kjo makinë është një përbindësh , jemi me 220 km/h”, thonë sërish.
“Të ndalojmë në një fast food? Jo, dëgjohet sërish, Po na pret droga dhe gjithçka tjetër”.
Vetura, që mbante brenda dy viktimat: 39 vjeçarin Luigi Visconti dhe 36vjeçarin Fausto Dal Moro, është përplasur më pas me mbrojtëset anash rrugës.
















