Të paktën 14 të vdekur nga vërshimet në Afganistan
01
Lexo edheAdoleshentja që u pranua në 50 kolegje dhe fitoi 1 milion dollarë bursë
Autoritetet deklaruan për mediet lokale se nëntë persona kanë vdekur në provincën perëndimore të Heratit dhe pesë të tjerë e humbën jetën në vërshimet që ndodhën në veriperëndim të këtij shteti.
Sipas zyrtarëve lokalë dhe punëtorëve të Kombeve të Bashkuara, numri i viktimave mund të rritet për shkak të vërshimeve të fundit.
Raportohet se mijëra shtëpi janë shkatërruar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. Si pasojë e këtij moti, vlerësohet se dëmet materaile janë të konsiderueshme.

Lexo edheAdoleshentja që u pranua në 50 kolegje dhe fitoi 1 milion dollarë bursë
Afganistani është përballur me rritje të reshjeve të shiut dhe borës javëve të fundit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.