back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaBotëTë krishterët kanë “mision për të konvertuar” myslimanët

Të krishterët kanë “mision për të konvertuar” myslimanët

Të ngjajshme

Garë e ngushtë mes Tahirit dhe Pecit në Mitrovicë, diferencë shumë e vogël votash

Numërimi i votave me postë në Komunën e Mitrovicës...

Çollaku: Krejt partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për Qeveri

Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku tha se të gjitha...

Kurti shkon në Londër e takon mërgatën- i fton që të investojnë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar mërgatën shqiptare...

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Të krishterët ende kanë një “mision për të konvertuar” myslimanët dhe pjesëtarët e besimeve tjera në të krishterë edhe në këtë kohë të persekutimeve në Lindje të Mesme, ka thënë një prej ndihmësve më të lartë të Papa Françeskut.

Por kardinali Kurt Koch, shefi i marrëdhënieve të përgjithshme në Vatikan, ka theksuar se mësimet e Kishës Katolike përjashtojnë aktivitetet misionare që kanë për synim popullin hebre për shkak se ata cilësohen si “të zgjedhurit” e Zotit.

Ai tha se, edhe përkundër dallimeve themelore në besim në mes dy feve, posaçërisht në raport me figurën e Krishtit, të krishterët duhet ta shohin hebraizmin si një “nënë”, raporton “The Telegraph”.

Por, edhe pse islami ndan gjithashtu rrënjë të përbashkëta me dy besimet, nuk e ka të njëjtën “marrëdhënie unike” si krishtërizmi dhe judaizmi, ka insistuar ai.

Kardinali këto komente pas një raundi intensiv dy-ditor të dialogut ndërfetar në mes të liderëve të lartë katolikë dhe atyre hebre prapa dyerve të mbyllura, i organizuar nga Instituti Woolf në Cambridge.

Ai ka thënë se krishtërizmi dhe judaizmi janë besime të ndara por nga e njëjta familje – pra një familje e shkurorëzuar, transmeton Koha.net.

“Jemi një familje, kemi të njëjtat rrënjë… dhe në këtë pikë të ripajtimit në mes të kishës dhe sinagogës, në mes të judaizmit dhe krishtërizmit, është një sfidë e madhe për Kishën”.

Por ai shtoi: “Nuk mendoj se kemi të njëjtën marrëdhënie me islamin siç e kemi me judaizmin. Është shumë e qartë se mund të flasim për tri religjionet abrahamike por s’mund ta mohojmë se pikëpamja e Abrahamit për traditën hebraike, atë të krishtere dhe traditën islame nuk është e njëjtë”.

“Në këtë pikë, këtë raport unik e kemi vetëm me popullin hebre, por jo edhe me islamin”, shtoi ai.

I pyetur nëse kjo nënkupton se katolikët duhet të shohin drejt konvertimit të myslimanëve në katolikë, ai tha: “Ne kemi një mision për të konvertuar të gjithë popujt e besimeve jo-të-krishtere, përveç judaizmit”.

Ai shtoi se kjo vlen edhe për grupet xhihadiste përgjegjëse për persekutimin e të krishterëve në Lindjen e Mesme.

“Mbi të gjitha, na duhet që t’i konvertojmë këta myslimanë që përdorin dhunën, sepse motra e të gjitha besimeve është liria dhe paqja, e jo dhuna, dhe kur një besim përdor dhunën për të konvertuar të tjerët, ky është abuzim me religjionin”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz