Dyshohet se bashkëjetonte me një vajzë nën 16 vjeç në Vushtrri, arrestohet një burrë
dp
Lexo edheHoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ishte regjistruar më 30 shtator 2026, ndërsa më 10 nëntor, pas veprimeve operative, Policia ka arritur të identifikojë lokacionin ku po qëndronin i dyshuari dhe e mitura, raporton lajmi.net
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari dhe vajza e mitur, të dy shtetas të Kosovës, po jetonin në një banesë.
“Më 10.11.2026 përmes rrugëve operative është identifikuar lokacioni ku i dyshuari mashkull kosovar, ishte duke jetuar me të miturën femër kosovare në një banesë”, thuhet në raportin policor.
Lexo edheHoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Pas identifikimit të lokacionit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç”./Lajmi.net/