Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Synojmë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton IndeksOnline.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për vendin dhe popullin tonë, roli i saj mbështetës drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës është posaçërisht i rëndësishëm” shkroi kryeministri.
Ky është postimi i plotë i tij:
Lexo edheBERZH-i shpreh interesim për financimin e projekteve të energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Mbrëmë isha i ftuar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, për të bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe atij për Çështje Evropiane, në një takim të përbashkët.
Në korrik kemi nënshkruar pesë marrëveshje e instrumente, teksa po angazhohemi për zgjerim të bashkëpunimit dhe thellim të marrëdhënieve dypalëshe.
Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për vendin dhe popullin tonë, roli i saj mbështetës drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës është posaçërisht i rëndësishëm.




